Pacolli të enjten në Berlin; Takim me Maas
Sipas një njoftimi të nxjerrë më 08.01 nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Maas dhe Pacolli do të bisedojnë ndër të tjera për nevojën “e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohjen reciproke e patentshoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj.”
Pacolli, i cili e ka takuar Maasin në mes të dhjetorit në Paris, i ka kërkuar atij sipas një njoftimi të tij në Twitter, që Gjermania të ishte udhëheqëse në çështjen e liberalizimit të vizave. Gjermania deri tani ende nuk ka dalë me një vendim për këtë çështje. Sipas burimeve të DW, vendimi ka ngecur tek Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Fraksion.com