AktualitetTë fundit

Gjirokastër: Shpallet gjendja e emergjencës

Në qarkun e Gjirokastrës  shpallet gjendje e emergjencës.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Aliaj ka kërkuar që të ndalohet qarkullimi i mjeteve në akset nacionale, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për aksidente.

 

Fraksion.com