ARRSH: Qarkullimi në akset rrugore me zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri në Qafë Muzinë është e rënduar për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve intensive të borës”.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në rajonin verior Shkodër gjatë natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe trajtimin me kripë të gjithë segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir në akset Kukës – Bushtricë dhe Kukës – Ura e Zapodit, Qafë Laç – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razëm.
Në segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqizë – Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, por rekomandojmë përdorimin e zinxhirëve dhe gomave të borës, pasi rreshjet po intensifikohen.
Në rrugë Ura e Cerenecit – Steblevë, po punohet me borëpastruese dhe fadroma për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.
Në segmentet e mëposhtme qarkullimi kryhet me zinxhirë:
Qafë Mali – Fierzë (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm borë), Qafë Qele – Pukë – Fushë Arrëz – Kukës, Shkodër – Hani i Hotit dhe Ura e Topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirëmbajtjes po punojnë intensivisht me borëpastruese e trajtim me kripë për pastrimin total të këtyre segmenteve.
Ne Rajonin Qendror Tiranë: Gjate natës dhe tani ka reshje shiu dhe borë. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori për pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhirë. Reshje të dobëta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht për pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Në Librazhd – Qafë Thanë ka patur reshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Ne Rajonin Jugor Gjirokastër:
Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër ka reshje me intensitet të lartë. Në akset e Korçës trashësia e borës shkon rreth 20 cm. Në akset e Dardhës, Voskopojës, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë, Liqenas – Dogana Goricë, qarkullohen me zinxhirë. Aksi Kryesor Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, qarkullohet me zinxhirë.
Edhe segmentet Tepelenë – Dorez – Qafp Dushk dhe Sevaster – Kalivaç, Përmet – Çarshovë Ura e Leklit – Këlcyrë , Jorgucat – Muzinë – Syri i Kaltër, Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër Kakavijë, qarkullohet vetëm me zinxhirë. Rruga Dukat – Llogara – Sarandë është e hapur dhe qarkullohet pa zinxhirë.
Sipas parashikimit meteorologjik moti do të përkeqësohet, do ju njoftojmë here pas here për ndryshimin e gjendjeve të akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Fraksion.com