AktualitetBota+Të fundit

Gjashtë vetë humbin jetën nga kaosi i krijuar prej borës

Dimri ka mbërthyer rajonet e Bavarisë Jugore dhe Austrisë. Reshjet e borës kanë rritur rrezikun për rënien e orteqeve. Katër vetë kanë humbur jetën. Rreziku vazhdon të jetë real.

    
Gjashtë vetë kanë humbur jetënn nga kaosi i krijuar si pasojë e reshjeve të borës gjatë ditëe të fundit. Paralajmërimet për rreziqet e orteqeve vazhdojnë të jenë në fuqi. Reshje bore po bien më pak, por gjendja në jug të Gjermanisë vazhdon të mbetet kritike. Dimri ka kapërthyer rajonet jugore bavareze dhe pjesë të Austrisë. Në fakt rënia e borës gjatë natës duke gdhirë dita e hënë ka qenë më e pakët, megjithatë pengesat në rrugë vazhdojnë dhe qarkullimi i trenave ka qenë i penguar. Përveç kësaj, rrugët janë bllokuar për shkak të rrezikut të orteqeve. Në alpet gjermane sundon kudo alarmi i shkallës dy të rrezikut të orteqeve. Ditët e ardhshme është parashikuar të vazhdojë të bjerë dëborë. Prandaj edhe nëse gjendja e alarmit hiqet, kjo do të jetë për pak kohë. Nga parashikimi i motit është thënë se në zonën Berchtesgarden pritet që të bjerë 20 centimetra borë, në Allgau deri në pesë centimetra dëborë e re, bëri të ditur një meteorolog i Shërbimit gjerman të Sinoptikës. Ai paralajmëroi për rrezikun e shkëputjes së masave të borës, si për shembull orteqet dhe rëniet e pemëve dhe degëve të pemëve prej rëndesës së dëborës

Gjendja në Varngau në Mynih

Në Voralberg, në malet austriake kanë humbur jetën dy skiatorë gjermanë. Në Schoppernau një 26 vjeçar nga Dachau i Bavarisë u mbulua nga një sasi bore e shkëputur, kur ndodhej jashtë pistës së siguruar. Gjatë një aksidenti të dytë orteku, humbi jetën një 32 vjeçar në afërsi të Hajlbronit, në zonën e Damylit. Edhe në rajonin e Berhtesgadenit në Tajsenberg, humbi jetën gjatë fundjavës në masivin e borës një grua. Në Vakersberg të Bavarisë, një skiator 44 vjeçar humbi jetën nga degët e pemëve që ranë prej peshës së dëborës.

“E rrezikshme për jetën”

Rreziku nga orteqet mbetet edhe për ditët në vijim i madh, mendojnë ekspertët dhe autoritetet. Edhe në Austri. “Edhe ditët e ardhshme do të vazhdojë të mbetet e rrezikshme për sportistët që të ushtrohen jashtë pistave të siguruara”, paralajmëroi një zëdhënës i qeverisë në Salcburg. Për shkak të dëborës së madhe dhe shtresave labile të dëborës, ditën e dielë u shkëputën shumë orteqe, u bë e ditur.

Në Gjermani fëmijët gëzohen kur pushimet e dimrit zgjaten. Në shumë zona të Bavarisë jugore mësimi nuk u zhvillua në shkolla ditën e hënë. Për shembull shkollat qëndruan të mbyllura në Miesbach, Bad Tëlc Volfratçausen dhe Traunshtajn, si dhe në Allgaun e Sipërrm dhe Allgaun Lindor.

Por moti i keq do të vazhdojë, bën të ditur Shërbimi gjerman i Sinoptikës (DWD) në Ofenbah. Ka mundësi që të ketë edhe uragane në majat e maleve. Ditën e hënë bora vazhdoi në lartësitë nga 500 deri 800 metra mbi nivelin e detit, por sidomos reshje të mëdha dëbore ka pasur në Alpe, edhe në pjesë të Shvarcvaldit, Ercgebirge dhe pyjet bavareze. DWD paralajmëron për uragane dhe stuhi me borë.

Ditën e martë reshjet e dëborës do të bien në nivele më të ulta, deri në 200 metra mbi nivelin e detit. Në nivelet e poshtme nuk pritet të ketë reshje të mëdha, por duhet menduar që mund të ketë ngrirje të dëborës dhe rrezik rrëshqitjeje, deklaroi Shërbimi Gjerman i Motit. Kësaj i shtohet edhe stuhia. “Ashtu si në çdo fillim viti edhe këtë vit pemët e vitit të ri do të merren nga oborret e shtëpive, por në mot me stuhi kjo nuk është ide e mirë. Kush ka mundësi le t’ i mbajë pemët deri ditën e mërkurë,” bëri të ditur meteorologia Jacqueline Kernn.

Pas ditës së mërkurë (09.01) stuhia do të pushojë, në perëndim dhe në veri do të ketë reshje shiu, thotë parashikimi i motit. Në jug dhe lindje do të ketë reshje shiu ose do të vazhdojë të bjerë borë, në Alpe dhe në zonat malore do të ketë reshje të mëdha dëbore. Temperaturat do të ulen pak. Ditën e martë vlerat më të larta do të jenë tetë dhe zero grad në zonat malore, ditën e mërkurë deri në gjashtë grad në veri dhe 2 gradë minus në Alpe.

 

Fraksion.com