Udhëheqësit e NBC Universal, prodhuesi i serialit amerikan “Suits”, me protagoniste rebelen Meghan Markle, e cila sot është Dukeshë e Sussex, pas martesës me Princin Harry të Britanisë së Madhe, kanë menduar të rikthejnë ish-aktoren e tyre me një ofertë sensacionale.
Sipas thashethemeve Dukesha e Sussex, mund të rishfaqet në një episod të serisë që e bëri të famshme në Amerikë, por vetëm për disa minuta.
Çeku është milioner, por do t’i dhurohet i gjithi një shoqate të dobishme bamirësie.
Edhe prezenca e foshnjës mbretërore në barkun e saj nuk do të ishte një problem. Në serinë televizive në fakt Meghan ka luajtur karakterin e Rachel Zane, e cila, në paraqitjen e fundit para fejesës së aktores me Princin Harry, u martua me Mike Ross.
Asgjë nuk ndalon kështu prodhuesit për të kthyer Rachel … këtë herë shtatzënë dhe të lumtur me jetën e saj të re martesore, ashtu si dukesha.
Megjithatë, të paktën për momentin, nuk ka konfirmim se lajmi është i vërtetë dhe se Meghan ka pranuar ofertën miliona dollarëshe për t’u kthyer në aktrim, pasi do t’i duhej të shkelte protokollin mbretëror dhe me shumë gjasa do të thellonte konfliktin e saj me Mbretëreshën Elizabeth, i cili është krijuar si pasojë e fotove dhe videove të saj me pullë të kuqe në kohën kur ishte aktore.
Por, një rikthim i saj në serinë televizive me siguri do të kishte një efekt të jashtëzakonshëm me operacione të shumta fitimprurëse nga marketingu.