AktualitetTë fundit

SPAK: 1 muaj afat për 15 prokurorët

Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u hap dhe gara për krijimin e SPAK, e cila është edhe prokuroria speciale antikorrupsion.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15, kjo edhe për shkak të fluksit të punës që do të kenë. Gjithashtu në mbledhjen e KLP këtë të hënë u vendos që t’u lihet 1 muaj afat të gjithë Prokurorëve të interesuar për t’u bërë pjesë e SPAK që të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Procedura për në SPAK do i referohet ngritjes në detyrë dhe kjo procedurë kërkon shpalljen dhe pastaj verifikimin e kandidatëve. Kushtet për në SPAK janë që magjistrati s’duhet të ketë masë disiplinore ne fuqi, duhet të ketë më tepër se 10 vjet në detyrë, si dhe magjistrati të ketë kaluar me sukses procesin e vettingut”, sqaroi anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari.

“Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar procesin e rivlerësimit, vetingun. Aplikimi nuk do të bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen edhe me postë. Ligji parashikon afat dy javor për dorëzim të dokumenteve”, u shpreh kryetari i KLP, Genti Ibrahimi.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në fillim të mbledhjes sqaroi se zyrat e këtij institucioni të ri do të jenë tek godina e ARRSH, por deri në sistemin e zyrave, anëtarët e KLP do akomodohemi në zyrat e ish-KLD.

 

Fraksion.com