AktualitetPolitikëTë fundit

Rama për ‘kyçjen e fakulteteve’: Fytyra e pengmarrësve të një proteste!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale teksa dallohen studentët duke gozhduar dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”- ka shkruar Rama

Ky reagim i kreut të qeverisë vjen pasi studentët para nisjes së protestës mbyllën me kyç dyert e disa fakulteteve.

Të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe miratimin e kërkesave të tyre në Parlament dhe jo vetëm me vendim qeverie.

 

Fraksion.com