AktualitetBota+Të fundit

“Sea-Watch 3” lejohet të lundrojë në ujërat malteze

Në grindjet rreth pranimit të një anijeje me refugjatë që ndodhet në Detin Mesdhe ka pasur lëvizje. Malta ka lejuar tani që anija gjermane e shpëtimit “Sea-Watch 3” të lundrojë në zonën e saj prej 12 miljesh.

Në grindjet rreth pranimit të një anijeje me refugjatë, që ndodhet në Detin Mesdhe ka pasur lëvizje. Malta ka lejuar tani që anija gjermane e shpëtimit “Sea-Watch 3”, të lundrojë në zonën e saj prej 12 miljesh, shkruan DW.

Anija e shpëtimit të refugjatëve, “Sea-Watch 3” ka marrë lejen nga Malta që t’ i afrohet bregdetit të saj. Këtë e bënë të ditur marina e ishullit të Republikës së Maltës dhe ekuipazhi i anijes. Arsyeja e dhënies së lejes ka të bëjë me keqësimin e situatës në bordin e anijes. Siç kanë bërë të ditur gazeta online “Malta Indipendent dhe gazeta “Time of Malta”, kjo nuk është leje për të ankoruar në port. Në anije ndodhen 32 refugjatë. Të mërkurën mbasdite anija u fut në zonën 12 milje të Maltës. Duke iu referuar njoftimeve nga marina, agjencia franceze e lajmeve, afp, bëri të ditur se anija gjermane e ndihmës “Sea Eye”, në bordin e së cilës ndodhen 17 refugjatë, lejohet të lundrojë në ujërat malteze.

Ekipi mjekësor që ndodhet në bordin e anijes “Sea -Watch 3”, pati njoftuar më parë për mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, si dhe vazhdimin e gjendjes së keqe të 32 refugjatëve të shpëtuar, të cilët i ka zënë deti. Mes pasagjerëve ndodhen shumë gra dhe minorenë të pashoqëruar.

Anija që lundron me flamur hollandez, i pati marrë migrantët më 22 dhjetor në ujërat libiane. Asnjë nga shtetet nuk e kishte lejuar deri tani anijen të ankoronte në port. Italia, Malta, Spanja, Hollanda dhe Gjermania kanë refuzuar deri tani pranimin e refugjatëve, bëri të ditur shoqata Sea Watch, me qendër në Berlin.

Malta Beschlagnahmtes Flüchtlingsrettungsschiff Sea Watch 3 (Reuters/D. Zammit Lupi)Anija gjermane e shpëtimit të refugjatëve Sea Watch 3, e kapur nga Malta

Sinjale nga Haga

Një zëdhënës i ministrisë hollandeze të drejtësisë, deklaroi se vendi është i gatshëm të pranojë disa nga refugjatët, nëse vende të tjera europiane bëjnë të njëjtën gjë. Komisioni i BE, është duke kordinuar aktualisht bisedimet përkatëse me vendet e tjera. Ditën e shtunë një zëdhënës i qeverisë gjermane në Berln tha se Gjermania, do të pranojë disa refugjatë nëse edhe vende të tjera pranojnë po ashtu refugjatë.

17 persona të tjerë u shpëtuan më 29 dhjetor nga anija gjermane e shpëtimit, “Sea-Eye”. Që prej asaj dite, profesori Albreckt Penck, i organizatës “Sea Eye” me qendër në Regensburg është duke kërkuar një vend për t’i lëshuar migrantët në tokë.

Thirrjet për ndihmë po bëhen gjithnjë e më të zëshme

Ekuipazhi i të dy anijeve u lut ditën e mërkurë për ndihmë urgjente. Situata është “e padurueshme dhe si nga pikëpamja politike ashtu edhe humane nuk është më e përgjegjëshme,” shkruajti organizata Sea -Watch, në një mesazh në twitter. “2019 filloi për ne me dëshpërim dhe sëmundje deti.”

Symbolbild | Flüchtlinge im Mittelmeer (picture-alliance/dpa/AP/O. Calvo)Spanja ka shpëtuar shumë refugjatë dy ditët e para të vitit 2019

Rojet bregdetare spanjolle në aksion

Rojet bregdetare spanjolle kanë shpëtuar në dy ditët e para të vitit rreth 320 refugjatë që ndodheshin në Detin Mesdhe. Në ditën e parë të vitit, janë shpëtuar 111 dhe ditën e dytë 214 persona, tha të mërkurën një zëdhënëse e qeverisë. Rojet bregdetare janë duke kërkuar për një anije tjetër, që ndodhet në det të hapur.

Që kur populistët e Italisë dhe qeveria pjesërisht ekstremiste mbyllën portet për shpëtuesit privatë të refugjatëve që ndodhen në det, për në Europë vijnë më pak migranë. Pjesa më e madhe e tyre zbarkojnë në Spanjë. Më shumë se 2240 vetë kanë humbur jetën vitin e kaluar gjatë lundrimit nëpër Detin Mesdhe në drejtim të Europës. Vendet e BE vazhdojnë të diskutojnë si t’i ndajnë në Europë anijet e refugjatëve.

 

Fraksion.com