AktualitetTë fundit

Plagosën bashkëatdhetarin, arrestohen shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë të moshës 32 e 46 vjeç janë arrestuar nga policia italiane e provincës së Venecias me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari tjetër 25 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur natën duke u gdhirë 2 janari në komunën Jesolo rreth orës 2.30.

Dy shqiptarët e arrestuar kanë qëlluar me armë zjarri kundër 25 vjeçarit duke e plagosur në gjoks e në njërën këmbë e më pas larguar.

Në gjëndje të rënduar shëndetësore shqiptari i plagosur ka kërkuar ndihmë duke trokitur në një banesë në afërsi të lumit Piave.

Banorët kanë lajmëruar menjëherë ndihmën e shpejtë dhe forcat e rendit.

I plagosuri ka denoncuar autorët e krimit, të cilët në mbrëmjen e 2 janarit janë vënë në pranga nga policia italiane.

Aktualisht ndodhen në burgun e Venecias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

 

Fraksion.com