AktualitetTë fundit

Nëna e 28-vjeçares së vrarë nga i ati: Kisha 12 vite që nuk e shihja vajzën

Vrasja e 28-vjeçares shqiptare nga babai i saj në Greqi, i cili më pas e groposi në kopshtin pranë shtëpisë tronditi mbarë opinionin publik. Prindërit ishin divorcuar disa vite më parë dhe Anxhelina Petro jetonte me babain e saj Aleko Petro në Alepou të Korfuzit.

Pjesa tjetër e familjes ndodhet në Berat. Nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari shprehet se të bijën, Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon.

Ajo kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Berat pranë familjes, ndërsa ka edhe një apel për drejtësinë që të japë dënimin e merituar për ish-bashkëshortin e saj.

“Kisha 12 vite që nuk e shihja vajzën. Vetëm flisnim në telefon. Apeli im është që trupi i vajzës të kthehet në Berat për varrimin. Drejtësia të vihet në vend për ish-bashkëshortin. Të jetë femra 28 vjeçe dhe të vritet kështu, nuk e shpjegoj dot”, ka rrëfyer ajo.

 

Fraksion.com