Ndërhyrje e re në Tiranë; Sheshi ‘Skënderbej’ lidhet me Bulevardin e ri
Në buxhetin e këtij viti, bashkia e Tiranës ka parashikuar financimin e disa projekteve të reja, implementimi i të cilave do të ndikojë në turizëm.
Një ndër to ndërhyrje tjetër e rëndësishme është rehabilitimi i Bulevardi Zogu i Parë, konkretisht segmenti rrugor i cili lidh sheshin Skënderbej me Bulevardin e ri.
Ky projekt kap një vlerë prej 858 milionë lekësh.
Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut, ndriçimin rrugore, gjelbërimit. Ky projekt parashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikro hapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shërbejnë për aktivitete të ndryshme.
Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë.
Fraksion.com