AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, socialistëve: Nuk dal në opozitë për tezet e krushqit tuaj!

Edi Rama i ka bërë thirrje socialistëve nga Asambleja që të mos ndërhyjnë më për emërimet në administratë, pasi Partia Socialiste nuk mund të rrezikojë të shkojë në opozitë për shkak të “tezeve, xhajave, apo krushqive të socialistëve”.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve që të largohen nga PS-ja nëse duan të emërojnë njerëzit e fisit në shtet.

“Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk janë ministrat, qeveria e PS janë ata që në përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe është një nga gjërat më të mirëseardhura të studentëve që na u dha mundësi që me një vendim qeverie të hapim të gjithë axhendën e punës, qoftë në shërbim të tyre dhe administratës shtetërore për ata me nënta e dhjeta. Harrojeni përfundimisht që do ketë miq, shokë, krushq, vëllezër, motra, që do të futen në administrata. PS nuk kthehet në opozitë për shkak të tyre, harrojeni! Ose bëni një gjest të thjeshtë: ikni nga PS-ja! Lërini forumet, karriget, mandate dhe thoni më rregullo mikun, por nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjithë familjet, për të gjithë ata që u themi vota jote është detyrimi im”, tha Rama.

 

Fraksion.com