AktualitetRajoniTë fundit

Mali i Zi dëbon 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe

Mali i Zi do ti dëbojë më shumë se 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe. Me anëtarët e familjeve të tyre, janë rreth pesëdhjetë qytetarë që punojnë në këtë vend. Siç shkruajnë mjetet malazeze të informacionit, me ligjet për çështje të regjistrimit të vendbanimit dhe të lejes për punë, Podgorica zyrtare i mbylli dyert për qytetarët serbë të cilët, sipas ligjeve të Ministrisë së Brendshme, nuk i plotësojnë kushtet për të jetuar dhe për t’i kryer shërbimet fetare në Mal të Zi, ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

Me këtë rast reagoi Kisha Ortodokse Serbe, e cila tha se” ky është një vendim politik dhe se do të përdorë të gjitha të drejtat ligjore që statusi i të punësuarve në këtë institucion të fitojnë të drejtat e qëndrimit dhe punësimit”.

Kisha Ortodokse Serbe vuri në dukje se 30 murgjve, priftërinjve dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, të cilët deri në këtë vit kishin një qëndrim të rregullt në Malin e Zi, nuk iu vazhdua statusi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ata detyrohen të largohen nga Mali i Zi deri në përfundim të procedurës. Ankesat u parashtruan para Gjykatës Administrative. Në disa raste, ato janë refuzuar dhe një pjesë e procedimeve janë ende në vazhdim”, theksoi Kisha Ortodokse Serbe.

 

Fraksion.com