Tabaku: Korrupsioni gërryen buxhetin, 126 milionë USD me pak se parashikimi
Përmes një postimi në rrjetin social, deputetja e PD, Jorida Tabaku denoncon se deri më tani janë 160 milionë dollarë më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë në Buxhetin e Shtetit.
“Një emërues i përbashkët i qeverive Rama ka qenë mospërmbushja asnjëherë e pritshmërive ekonomike që vetë janë vendosur prej tyre. Deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018). Doganat dhe tatimet kanë grumbulluar 122 mln USD më pak se sa buxheti fillestar i propozuar nga qeveria”, shkruan Tabaku.
Sipas saj kjo rënie e vazhdueshme e të ardhurave ka dy arsye: “së pari taksa progresive e cila ka sjellë një sistem ku nxitet informaliteti dhe ku bizneset janë detyruar në masë të deklarojnë më pak të ardhura, qoftë prej rritjes së vazhdueshme të taksave qoftë dhe prej rënies së përgjithshme të fitimeve. Dhe së dyti rënia e konsumit e cila vihet re në mënyrë të menjëhershme tek të ardhrurat që mblidhen nga TVSH. Kjo duke qenë se ndër të tjera TVSH mat edhe në mënyrë indirekte konsumin mosrealizimi i të ardhurave prej 63 milionë Euro tregon së pari një rënie konsumi dhe së dyti që vendosja e TVSH tek biznesi vogël nuk ka pasur efektin e dështuar, por informaliteti vazhdon”.
Më tej deputetja demokrate ironizion duke shkruar se “E vetmja ‘mrekulli’ e rilindjes është krijimi i ekonomisë së narkosit”
“Dhurata e qeverisë për shqiptarët në 2018 ka qenë një buxhet me më shumë taksa dhe me më pak mundësi punësimi. Si dhe abuzimi me 957 mln euro me fondet e buxhetit që raporton KLSH në auditimin e fundit për buxhetin e shtetit”, përfundon statusi i Jorida Tabakut.
Fraksion.com