“Ndryshime të rëndësishme së shpejti”; Paralajmërimi i ministrit Lleshaj
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Ai thotë se kontrollet e dyfishta hiqen por se do të ketë dhe hapa të tjerë për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Statusi i Lleshaj:
Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.
Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë. 🇦🇱🇪🇺🇽🇰
Fraksion.com