“La Repubblica” për shqiptarin: Vrapoi të shpëtojë fqinjët e bllokuar nën rrënoja
Gazmend Hysenaj, 35-vjeçari nga Fieri ka qenë sot në fokusin kryesor të prestigjiozes Italiane “La Repubblica, pas aktit heroik të tij, duke vrapuar të shpëtojë fqinjët e tij të bllokuar nën rrënoja, si pasojë e tërmetit 4.8 ballë të shkaktuar nga Vullkani Etna.
E përditshmja italiane La Repubblica përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, të shëndërruar në “heronjtë e ditës.”
Një prej tyre është shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij.
“Janë momente që s’ mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxorra në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e baensës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur, Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi, Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shaktërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dal i gjallë nga gërmadhat e banesës”, ka rrëfyer “Heroi”, Gazmend Hysenaj për La Repubblica.
“Janë heronjt e rastësishëm të Flerit, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë.
Mes gërmadhave ë tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike. Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë, Është Italia që reziston”, ka shkruar gazetari për La Repubblica.
Fraksion.com