AktualitetTë fundit

Stoltenberg, video mesazh urimi trupave të NATO-s për fundin e vitit 2018

Sekretarit i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, video mesazh urimi trupave të NATO-s për  fundin e vitit.

‘Përshëndetje të festave për të gjithë ushtarakët dhe gratë tona.

Të dashur miq, këtë vit, kam pasur privilegjin të takoj shumë prej jush, -shkruan Shefi i NATO-s, – përfshirë kohët e fundit në Norvegji.

Ju erdhët nga e gjithë Evropa dhe nga gjithë Atlantiku për tu ushtruar së bashku, në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë të cilën e keni përfunduar me sukses.

Çdo ditë, ju shërbeni nën të njëjtin flamur të NATO-s në Afganistan.
Në Irak.
Në Kosovë.

Prania juaj e dukshme në terren, në ajër dhe në det, nga rajoni Baltik në Mesdhe, tregon se NATO është e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët, kundër çdo kërcënimi, në çdo kohë.

Vitin e ardhshëm, NATO do të ketë 70 vjetorin, dhe ne jemi në gjendje të mirë.

Profesionalizmi, përkushtimi dhe shpirti juaj i solidaritetit e bëjnë Aleancën tonë të fortë.

Së bashku, ne do të vazhdojmë të përshtatemi në këtë botë të paparashikueshme,
për të ruajtur paqen dhe për t’i mbajtur qytetarët tanë të sigurt.

Siç kemi bërë për shtatë dekadat e fundit.

Pra, faleminderit për të gjithë punën e madhe që bëni, kudo që të jeni.

Dhe falë familjeve tuaja dhe të dashurve që vazhdojnë të japin mbështetje të çmuar, në kohë sfidash dhe festash.

Ju uroj një Vitin e Ri të lumtur dhe të qetë!”

 

Fraksion.com