Shkarkohet kreu i Gjykatës Korçë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Admir Belishtën, gjyqtar dhe kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa.
Sipas hetimit të KPK, Belishta ka probleme me pasurinë, pasi nga viti 2003 deri ne 2017, ato janë rritur në mënyrë të pajustifikueshme.
Fraksion.com