AktualitetBota+Të fundit

SHBA: Kongresi miraton buxhetin vjetor

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e miratoi buxhetin që përfshinë edhe fondet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, kërkesë kjo e presidentit Donald Trump, mirëpo projektligji duket se nuk ka gjasa të kalojë në Senat, duke rritur rrezikun e mbylljes së qeverisë.

Ligji i miratuar përshin fondin prej 5.7 miliardë dollarësh për ndërtimin e murin në kufirin me Meksikën.

Përfaqësuesit demokrat kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit, dhe u zotuan se do të hedhin poshtë çdo projektligj në Senat, që e përfshin atë fond.

Edhe pse demokratët përbëjnë pakicën në Senat, megjithatë kanë mjaft vota për të mposhtur ligjin.

Presidenti Trump ka thënë se do të nënshkruajë vetëm një projekt-ligj që përfshin fonde për muret kufitare. Republikanët shtuan një paketë ndihme prej gati 8 miliard dollarë për stuhinë bregdetare dhe punën e rindërtimit të zjarreve në Kaliforni me shpresën për të fituar disa vota të demokratëve në Senat.

Nëse Senati dhe Trump nuk mund të bien dakord për një buxhet deri në afatin e mesnatës më 21 dhjetor, kjo do të rezultojë në një mbyllje të pjesshme të qeverisë së SHBA.

 

Fraksion.com