Rama: Bypass-i i Fierit, i kalueshëm në sezonin e ardhshëm turistik
Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milion Euro, financuar nga BERZH dhe BEI, Bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.
Sezonin e ardhshëm traseja e bypass-it do të jetë e hapur dhe nuk do të jetë nevoja për t’i rënë nëpër xhepa, për të hyrë apo për të dalë nga Vlora.
Realizimi në kohë i këtij projekti sezonin e ardhshëm do të krijojë një lehtësi të madhe për qarkullimin duke i dhënë impuls të ri zhvillimi turizmit, ekonomisë dhe punësimit
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto pamje nga kantieri i punës për ndërtimin e bypass-it të Fierit i cili do të jetë i kalueshëm që në sezonin e ardhshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë 👍”, shkruan Rama në Facebook.
Fraksion.com