AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshime në qeveri? PS mbledh Asamblenë në 28 dhjetor

Partia Socialistë do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 28 dhjetor, për të analizuar qeverisjen.

Mbledhjes së Asamblesë, do ti paraprijë mbledhja e kryesisë që do të mbahet më datë 24 dhjetor.

Mesohet se në fokus të mbledhjeve do të jetë analiza e qeverisjes së vendit për një vit

Nuk dihet nëse do të kemi ndryshime ministrash. Asambleja e PS mblidhet në një moment ku studentët janë ngritur në protesta prej dy javësh, duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Kryeministri është treguar i gatshmë për plotësimin e 8 pikave, ku disa prej tyre, zbatohen që në fillim të janarit. Nga 1 janari, shefi i qeverisë informoi se do të subvencionohet 50% e tarifave të studentëve të bachelorit nga shteti, ndersa dje Rama tha se mund të ketë subvencionim edhe për masterin.

Prej disa ditësh kryeministri ka nisur një tur të vështirë nëpër auditorët e universiteteve, për të dialoguar rreth kërkesave, për finalizimin e tyre.

 

Fraksion.com