Kuvendi i Kosovës pritet të procedojë për votim Projekligjin për Buxhetin
Kuvendi i Kosovës pritet që sot të procedojë për votim Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019.
Buxheti parashihet të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.
Kuvendi, para 10 ditësh, ka debatuar për dy ditë rresht për buxhetin e propozuar nga Qeveria. Por, debati ka përfunduar pa votimin e Projektligjit, pasi që Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.
Fraksion.com