Horoskopi: si do të jetë viti 2019 për familjen dhe të dashurit tuaj
Për çdo shenjë zodiakale, le të zbulojmë se çfarë na rezervojnë yjet për Vitin e Ri në fushën e marrëdhënieve tona. Festat e Krishtlindjeve na kujtojnë se sa të rëndësishme janë vlerat e familjes dhe miqësisë: është bukur të festosh me njerëzit e dashur fundin dhe fillimin e Vitit të Ri. Për disa, viti 2018 mund të ketë qenë një vit i tensioneve të brendshme, për të tjerët një vit i ndryshimeve të mëdha ose ngjarjeve të lumtura dhe me fat. Ajo që të gjithë pyesim është “çfarë do të ndodhë në vitin 2019’? Për çdo shenjë zodiakale, Horoskopi na zbulon se çfarë na rezervojnë Yjet në fushën e marrëdhënieve tona!
DASHI – Familja dhe miqtë tuaj do të jenë pikat e referencës suaj në një 2019, ku sfidat do të jenë rendi i ditës. Shtëpitë tuaja do të jenë foletë që do t’ju mirëpresin pas ditëve të vështira të punës dhe nganjëherë do ta lëshoni tensionin drejt personave të dashur, të cilët do të jenë shumë të durueshëm. Urani në shenjën tuaj do të inkurajojë lindjen e miqësive të reja në janar dhe shkurt. Angazhimet e shumta do t’ju detyrojnë të qëndroni vetëm: një mundësi e shkëlqyer për t’ju njohur më mirë!
DEMI – 2019-ta do të jetë një vit i rritjes së madhe për ju dhe në këtë proces do të përfshihen edhe familjarët dhe miqtë tuaj. Korriku mund të jetë një muaj i turbullt për shkak të Marsit në tranzit në sferën e brendshme, por asgjë e pandreqshme nuk do të ndodhë. Neptuni shpesh do t’ju kërkojë të kujdeseni për një mik që ka nevojë për mbrojtje dhe butësi. Ju do të jeni një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë ata. Në dhjetor, Jupiteri mund t’ju bëjë të bëni kontakte të reja me njerëz të largët.
BINJAKËT – Sektori i miqësisë në vitin 2019 do të ndriçohet nga Urani në janar dhe shkurt. Problemi i muajve të ardhshëm nuk do të jetë të takoni njerëz të rinj, por të çoni përpara marrëdhënie të qëndrueshme. Mospërputhja që ju dallon do të jetë një aleat i keq. Saturni dhe Plutoni mund t’ju shtyjnë të kërkoni dikë nga e kaluara. Në familje ju duhet pak më shumë durim në shtator, kur Marsi do të jetë në një aspekt disonant: të jeni më të ndjeshëm!
GAFORRJA – Prej marsit e tutje, Urani do të kalojë në fushën e miqësisë dhe do t’ju vendosë në kontakt me njerëz ekstravagantë dhe të çuditshëm, me të cilët ju kurrë nuk keni menduar që mund të kishit të bënit. Mos u largoni dhe lërini këta njerëz t’ju mësojnë të shikoni jetën nga perspektiva të reja. Në familjen tuaj, personat e dashur do ta kenë të vështirë t’ju kuptojnë në momentet që jeni me të vërtetë keq. Problemet tuaja, megjithatë, do të shkojnë përtej kontekstit familjar. Në fund të fundit, për ju shtëpia dhe familja janë të shenjta.
LUANI – Pas një viti impenjativ në frontin familjar, 2019-ta do të duket si një shëtitje. Fëmijët tuaj me gjasë do të jenë protagonistët e ditëve tuaja dhe, nëse nuk i keni akoma, Jupiteri do t’ju nxisë që të mendoni për të pasur fëmijë. Nga ana tjetër, ju do të keni mundësi të thelloni marrëdhënien me ndonjë koleg me të cilin keni shumë gjëra të përbashkëta. Prilli dhe qershori do të jenë muajt më të mirë për t’u njohur me miq të rinj, por duhet të jeni ju që t’i kërkoni ata!
VIRGJËRESHA – Jupiteri në aspektin disharmonik do t’ju shohë gjatë gjithë vitit 2019 shumë të zënë në frontin familjar. Mund të jetë viti i duhur për të shkuar dhe për të jetuar në një shtëpi më të madhe dhe masa do të jetë shumë sfiduese. Ose, një i afërm mund të sjellë në shtëpi një partner të ri, që nuk është shumë i mirëpritur për ju. Sektori i miqësisë do të jetë shumë më stimulues dhe Urani (në aspektin e mirë) mund t’ju vërë në kontakt me njerëzit të huaj, me të cilët mund të testoni anglishten tuaj të shkëlqyer.
PESHORJA – Me Saturnin dhe Plutonin në Bricjap gjatë gjithë vitit, sektori i familjes mund të jetë ai që do t’ju shohë më të angazhuar në vitin 2019. Do të keni përgjegjësi të reja për t’u përballur, veçanërisht nëse keni vendosur të ndaheni nga bashkëshorti dhe janë fëmijët në mes. Shtëpitë tuaja mund të kenë nevojë për rikonstruksion që shkojnë përtej kohës së planifikuar. Në disa raste, ju do të jeni të detyruar të lëvizni. Për miqësitë do të keni pak kohë dhe do të jetë e përqendruar në muajt e verës.
AKREPI – 2019-ta do të hapet me Hënën dhe Venusin e tranzitit në shenjën tuaj: kjo me siguri do të jetë një shenjë e mirë për qetësinë familjare. Nëse keni fëmijë, ju do të kujdeseni spontanisht për ta dhe do të krijoni një marrëdhënie shumë të ndërlikuar mes jush. Urani në opozitë, që nga fillimi i marsit, do t’ju vërë në kontakt me njerëz jashtë linjave dhe është e rëndësishme që të reflektoni mirë para se t’u jepni dritën jeshile që të fillojnë të frekuentojnë shtëpinë tuaj dhe të afërmit tuaj. Korriku është muaji ideal për kontakte të reja.
SHIGJETARI – Ashtu si viti i mëparshëm, viti 2019 shpesh do t’ju shohë të shqetësuar nga shëndeti i disa të afërmve ose situatave familjare që janë jashtë kontrollit tuaj. Ju mund të bëheni më të shqetësuar se zakonisht edhe me fëmijët tuaj. Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju mësojë ta merrni jetën me filozofi dhe shpesh do të sugjeroni të organizoni festa që përfshijnë si miqtë, ashtu edhe të afërmit. Një jetë shoqërore dhe argëtuese do të jetë një nga privilegjet tuaja të shumta këtë vit.
BRICJAPI – Pas viteve të trazirave familjare dhe shtëpiake, më në fund, Urani në vitin 2019 do të braktisë shenjën e Dashit dhe do t’ju lejojë të rifitoni paqen dhe balancën midis mureve të shtëpisë. Nëse keni fëmijë, ata do të gjejnë një mënyrë për t’ju habitur. Jupiteri do t’ju kërkojë të kujdeseni për të gjitha miqësitë që kanë lindur në muajt e fundit, për t’i bërë ato solide dhe të qëndrueshme. Muaji më i mirë për të njohur njerëz të rinj do të jetë ai i nëntorit: mençuria juaj do të tërheqë shumë njerëz rreth vetes!
UJORI – Për 2019 Jupiter premton një vit të miqësive të mëdha! Ju nuk duhet të nënvlerësoni njohuritë rastësore të një mbrëmje veçanërisht të gëzuar: ju do të keni me të vërtetë mundësi të takoni njerëz që do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Në sektorin e miqësisë do të gjeni ato pika referimi që nuk mund t’i gjeni as në familje. Urani, në fakt, duke filluar nga muaji mars, do të sjellë ndryshime të mëdha. Bëhuni gati për ndonjë ndryshim të papritur të vendbanimit.
PESHQIT – Saturni dhe Plutoni do të vazhdojnë të kalojnë nëpër fushën e miqësisë gjatë gjithë vitit 2019: do të ndiheni më shumë të tërhequr fort nga njerëz më të rritur se ju, të cilët do t’i konsideroni si udhëzues të çmuar gjatë rrugëtimit tuaj. Duke qenë se jeni shumë selektivë, ndonjë miqësi edhe mund të mbarojë. Do të përfundojnë ato marrëdhënie që ju pengojnë në rritjen tuaj personale, duke u lënë hapësirë njohjeve të reja, që do të vijnë duke filluar nga dhjetori. Në familje, përveç muajit të trazuar të prillit, situata do të jetë paqësore.