Emrat në BSH, Spaho: Bode ështq i juaji
Parlamenti ka nisur me debate për çështjen e emrave të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Opozita ndodhet në sallë, ndërkohë që kryetarët e grupeve të PD-së dhe PS, Edmond Spaho dhe Taulant Balla, kanë debatuar për kandidaturat e Bordit të Bankës së Shqipërisë.
Kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho u shpreh kundër emrit të ish-ministrit të Financave në qeverinë “Berisha” Ridvan Bode si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai tha se Bode nuk është përfaqësues i PD, por Edi Ramës.
Balla: Nëse ju do të kishit diçka serioze për këtë, dje ishte votimi skishit pse shkonit të flinit gjumë. Rrinit deri në fund se një opozitë që mbushi një mal dhe polli dy vezë vetëm ju jeni. 2 vezë plus 2 vezë, 22 vota pro dekretetit të Presidentit të Republikës.
Tabaku: Zoti kryetar i Kuvendi i ka nisur një shkresë ku i kërkohet opozitës me 28 firma të sillnin një propozim. Pse u refuzua.
Për çfarë e doni opozitën këtu. keni zgjedhur një prokuror të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë.
Nuk mund të votoni sot 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës që janë të gjithë të maxhorancës. Në qoftë se doni ta uzurponi…
Spaho: Është e vërtetë që nuk kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve por deklarata e kryetarit të PD ka qenë e qartë. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës. Nuk pranojmë që përfaqësuesit t’i votojmë të zgjedhur nga ju. Referoju kushtetutës dhe rregullores. Rastet i ke të qarta.
Fraksion.com