AktualitetBota+Të fundit

Arrestohet Peter Cherif, organizatori i masakrës së “Charlie Hebdo”

Xhihadisti francez Peter Cherif,  i dyshuar si një nga organizatorët e masakrës në gazetën satirike “Charlie Hebdo” në janar të 2015 në Paris, është arrestuar në Xhibuti.

Ai ishte mik i vëllezërve Kouachi, autorë të vrasjeve në redaksi.

Vëllezërit Kouachi u vranë nga ditët e policisë franceze pas sulmit vrasës.

Cherif, i njohur edhe me pseudonimin Abou Hamza, po mbahet në pritje të transferimit në Francë.

Peter Cherif u arrestua për herë të parë në Irak në vitin 2004 kur po luftonte në radhët e Al Kaedës.

I dënuar me 15 vjet burg në Bagdad, ai arriti të ikë në vitin 2007 dhe u nis për në Siri.

Ai u ekstradua më vonë në Francë dhe u burgos për 18 muaj përpara se të ikte në Jemen.

Në vitin 2015 Cherif u vendos në listën amerikane të “terroristve globalë”, si një anëtar i AQAP i degës së Al-Kaidës në Jemen.

 

Fraksion.com