Tërbohet Basha në Kuvend: Jeni të poshtër, por bëni si budallenj
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e shenjoi kthimin e opozitës në Parlament me tone shumë të larta.
Me tone të ashpra ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci, të nisë seancën me dekretin e Presidentit për Buxhetin.
Ndërsa i konsideroi deputetët e maxhorancës ‘një tufë horrash dhe banditësh“Lëri gomarllëqet kemi ardhur për buxhetin e studentëve këtu. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Ke shkel kushtetutën, ke shkel procedurën po kap edhe Bankën e Shqipërisë me 28 firma. Ky hajduti psiqik të ndalojë vjedhjet , lerini gomarrliqet, tufë horrash dhe banditësh. Vetëm banka të ka ngel pa kapur, po do e shihni se ku do përfundoni. Kape edhe Bankën kape”, u shpreh Basha.
Nga vendi replikoi me kryedemokratin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,të cilit Basha iu drejtuar me fjalët “qepe gojën ti, bandit”
Fraksion.com