Tensionet në Kuvend, PS kërkesë për përjashtimin e Lulzim Bashës
Seanca plenare, e cila pritet të rinisë në 18:00, duket se do të shkaktojë sërish debate, pasi Partia Socialiste pritet të kërkojë përjashtimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Kreu i grupit parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla konfirmon për News24, se do të ketë kërkesë për përjashtim nga Kuvendi edhe për Kryetarin e PD, Lulzim Basha. PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës.
Më herët Byroja e Kuvendit, përjashtoi për 10 ditë deputetin demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
Fraksion.com