Rama, për deputetët e PD: “Kanë vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë’
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas iniciativës së deputetit të PD Endri Hasa për ta qëlluar me vezë në foltoren e Kuvendit.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se të kthyer pas një kohe të gjatë në Kuvend, opozitarët e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë.
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”- shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka kërkuar një dënim 10-ditor për deputetin e Partisë Demokratike, Endri Hasa, i cili goditi me vezë kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit po mbante fjalën e tij në Kuvend.
Seanca u ndërpre për një orë pasi do të diskutohet dënimi për Hasën, i cili pritet të përjashtohet nga komisionet dhe Parlamenti për një afat 10-ditor.
Fraksion.com