PD: Të përjashtohet Rama nga seanca, përdori fjalor fyes e denigrues
Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë deputetin demokrat Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, por PD ka reaguar duke kërkuar edhe përjashtimin nga seanca të shefit të qeverisë.
Sipas PD, kërkesa për përjashtimin e kryeministrit është firmosur nga disa deputetë.
“Gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD’, argumenton PD kërkesën e saj.
Por burime nga Byroja thanë për Top Channel se shtyhet vendimi për përjashtimin e Ramës.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin e Nokës, Palokës dhe Strazimirit për fjalor fyes.
Këto dy kërkesa do shqyrtohen në një mbledhje tjetër, brenda 48 orëve.
Fraksion.com