AktualitetTë fundit

Kërkesa për Unazën: Prokuroria e Përgjithshme letër Kryemadhit

Pas kërkesës së LSI për ndërprerjen e punimeve në projektin e Unazës së Re, Adnan Xholi prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër, Monika Kryemadhit.

Në letrën drejtuar Kryemadhit, prokurori Xholi shpall moskompetencën e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me çështjen, duke ia kaluar përgjegjësinë,  Prokurorisë së Tiranës.

“Çështja jo kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme, por kompetencë e Prokurorisë së Tiranës”, shkruhet në letër.

Kujtojmë që pak ditë më parë përmes një letre që mbante firmën e saj, numri një i LSI-së kërkonte nga kryeprokurorja, Arta Marku pezullimin e punimeve  në të gjithë  projektin e  Unazës së Re deri në sqarimin  përfundimtar të rrethanave të kësaj cështjeje.

Whatsapp Image 2018 12 18 At 14.35.28

Fraksion.com