AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Mbështetje për dëbimin e diplomatëve iranianë

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, Lulzim Basha shpreh mbështetjen për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cënim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

Në një deklaratë për mediat, thuhet se Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë, si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, shpreh mbështetjen për shpalljen ‘non grata’ dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla në territorin e RSH.

Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.
Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit”,deklaron Basha.

Fraksion.com