Balla nxjerr videon: Deputetit ia dha vezët Basha, për të gjuajtur Ramën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikon një video, me anë të së cilës pretendon se zbulon të vërtetën se kush ia dha vezët deputetit demokrat Endri Hasa, i cili qëlloi Kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.
Me anë të videos që gjeni më poshtë, Balla pretendon se vezët deputetit demokrat ia dha Basha, në mënyrë që të ekzekutonte porosinë e tij.
“Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij . Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, shkruan Balla.
Deputeti demokrat qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama teksa ky i fundit fliste në foltoren e parlamentit.
“Këtë e ke për studentët”, i tha Hasa, Kryeministrit, teksa më tej u bllokua nga Garda.
Pas këtij veprimi, Hasa u përjashtua me dhjetë ditë nga Byroja e Kuvendit.
Fraksion.com