AktualitetEkonomiTë fundit

APP,bizneseve: Përfundoni ose anuloni prokurimet e nisura elektronikisht deri në fund të vitit

Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje të Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE), gjatë vitit 2018, duhet të përfundojnë brenda vitit.

APP i bën thirrje bizneseve se përfundimi i tyre, për ata që nuk janë në proces, duhet të përfundohet me arkivimin ose anulimin e tyre.

Sipas njoftimit, APP i kërkon Autoriteteve Kontraktore që në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi,  të marrin masat e nevojshme për të përfunduar këto procedura prokurimi të krijuara në sistem, me qëllim reflektimin e tyre në regjistrin e  realizimeve për vitin 2018.

APP sqaron në fund se bizneset të cilat janë të pezulluara nga Komisioni i Prokurimit Publik apo që janë në roces gjyqësor, nuk e kanë këtë detyrim të përfundojnë procedurën e tyre në sistemin elektronik.

Më tej, APP tërheq vëmendjen se, moskryerja e këtyre veprimeve sipas legjislacionit dhe afatit të kërkuar, do të përbëjë shkak për nisjen e hetimeve administrative të personave përgjegjës në përputhje të përcaktimeve të nenit 72 të Nr. 9643,  dat 20.11.2006  “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Ky është njoftimi i dytë që APP u drejton bizneseve shqiptare për respektim procedurash dhe afatesh kohore. Në një njoftim të mëparshëm, APP ka njoftuar bizneset që të bëjnë kujdes me rregullat e prokurimeve elektronike! Legjislacioni i prokurimit publik, konkretisht, rregullat e prokurimit publik i njohin të drejtën autoriteteve kontraktore që të nisin procedurat e prokurimit dhe t’i zhvillojnë ato deri momentin e shpalljes së njoftimit të fituesit, ndërsa lidhja e kontratës do të bëhet vetëm pasi fondi të jetë në dispozicion (në llogarinë përkatëse) të autoritetit kontraktor. “Zërat përkatës të krijuar në regjistër, për procedurat e prokurimit të vitit 2019, do të kontrollohen nga APP në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nëse fondet përkatëse janë ose jo brenda tavanit buxhetor të miratuar për autoritetin përkatës kontraktor.”,  thuhej në njoftim.

 

Fraksion.com