Vlorë, studentët në takim me Ramën: ‘Shqipërinë si gjithë Europa’
Ka nisur krejt ndryshe takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Universitetin e Vlorës, ku të pranishëm janë studentë, ndërsa në fokus do jenë kërkesat e tyre.
Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, pasi studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta. Pas disa minutash bisedime, studentët kane nisur te largohen nga salla. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisen të thërrisnin studentët dhe më pas disa prej tyre u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër. Kaq mjaftoi që Rama t’u kthehej, duke shtuar se: “Vetëm Europë nuk është kjo”.
Fraksion.com