Rama vijon turin në Vlorë; Një pjesë e studentëve braktisin takimin
Kryeministri Edi Rama sot ka vendosur që diskutimin me studentët ta bëjë në Vlorë, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.
Por studentët e kanë pritur me protesta duke bllokuar edhe hyrjen para Rektoratit. Megjithatë, pas disa momenteve tensioni, ka nisur takimi, ndersa edhe studentet qe kishin kundershti jane futur ne salle, e cila ishte e tejmbushur.
Studentët kërkuan nga kryeministri plotësimin e kërkesave. Ndersa nuk munguan as ironite
“Ne nuk kemi protestuar kot, ne nuk jemi me parti politike. Kemi qëndruar në shi. Ju e keni keqkuptuar protestën. Ne nuk kemi kërkuar të rrëzojmë qeverinë. Jemi në një sallë të ngrohtë tani, sikur t’i bënim mësimet në këtë sallë. Ju zotëri i keni 8 pikat të zezë mbi të bardhë. Ju duhet të thoni vetëm kaq, po ose jo“, tha njera nga studentet
“Ju kemi zgjedhur, plotesoni kerkesat. Une jam ngelesi me mesatare 9.2“, tha një tjeter student
Pasi folen 2-3 studente, nje pjesa me e madhe e tyre u larguan nga salla.
“Turp eshte te mos lesh te tjeret te flasin. Ata qe bertasin nuk zgjidhin pune. Kjo nuk behet me ultimatume dhe as me kercenime. vetem do humbni shkollen”, tha kryeministri
“Ata qe braktisen takimin do na shohin ne ERTV”, tha Rama
Ne nisje te takimit pati tension ne salle.
“Hajde djema, dilni mo këtu. Zini vendin. Çuna, futuni aty. Mund të uleni dhe përpara. Dilni këtu mo. O goca, o vajza. Ose mund të uleni dhe këtu, s’do e bëjmë si kantier, s’ke asnjë status të veçantë. Dil anësh se s’mund të pengosh të tjerët. Vajzë do të më kesh përballë? Ku të kalojnë ata? Ulu mi anësh, si do rrish përpara njerëzve. Po përmbysni anën e edukatës”,-tha Rama.
Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur dialogun me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.
Rama riperserit: Nga janari, shteti paguan gjysmen e tarifes se studenteve
Kryeministri Edi Rama ripërsëriti premtimin për përgjysmimin e tarifave nga 1 janari për studentet e bachelor
Kreu i qeverisë tha se per studentet me mesatare 9 dhe 10 shteti do u paguajë 100% tarifën dhe do u lidhë bursë. Kreu i qeverisë tha se këtë qeveria do paguajë gjysmën e tarifës edhe për ata me katra, por vitet e tjera kjo gjë duhet parë
“Taksapaguesit e këtij vendi sot paguajnë rreth 75% të kostove të studentëve. Tarifa e studentëve është rreth 25% e kostos. Në janar, shteti do të paguajë gjysmën e tarifës. Nëse e keni paguar gjysmën deri tani, nuk do paguani më. Shteti do të paguajë gjysmën e tarifës edhe për ata me katra. Nuk do paguajmë vazhdimisht për ata me katra, por në janar do ua paguajë qeveria. Kush është me 9 dhe 10 do i paguhet tarifa 100%+bursë nga shteti, ati që janë me 8 dhe 9 do u paguhet 75% e tarifës, por kjo vlen për vitin e ri akademik. Ultimatumet me qeverinë nuk ecin.”, deklaroi Rama
Kryeministri deklaroi se në vitin e ri akademik do të ketë shkallëzim me meritokraci
Studenti, Ramës: Ai të vriste në bulevard, ju po na vrisni shpresën!
Një student ka shpërthyer në takimin me Ramën në Vlorë duke shprehur pakënaqësi për situatën ku ndodhet vendi.
Nëse ai (Berisha) na vriste në bulevard, ju po na vrisni shpresën, iu drejtua studenti Ramës
“Ai të vriste në bulevard, ju po na vrisni shpresën. Mos na flisni politikisht këtu, duam zgjidhje konkrete. Me vjen rende nga vetja qe jam ne Shqiperi. Dua te iki nga Shqiperia. Me mire te pastrosh tualetin jashte dhe t’i japesh taksat atij qe te sherben. Ne paguajme, por nuk marrim sherbime. Beni dicka konrete mo vella. Jemi lodhur nga kjo situate. Nje FRESH-sit me mori karten e studentit per te me anetaresuar tek ai portali. Nuk durohet me mo vlla. Duhet ndryshuar dicka“, tha studenti
Kryeministri pranoi se shumë gjera nuk shkojne mire, por ka permiresime krahasur me 5 vite me pare
“Nuk i thashe komunist askujt. Jam dakord me ty qe shume gjera nuk shkojne. Por vendi nuk eshte njesoj sic ishte para 5 vjetesh. Vlora nuk eshte njesoj sic ishte“, tha Rama
Rama i tha studentit “Ti mua me merr te keqen duke me krahasur me te tjeret, po te ishin te tjeret ti sot do haje nje plumb ne lule te ballit”