Nga Bayern largohet edhe një tjetër yll
Bayern Munchen do të ketë shumë ndryshime sezonin e ardhshëm. Krahas largimeve të konfirmuara tashmë të Robben dhe Ribery, klubi do t’i japë lamtumirën edhe braziliani Rafinha.
Mbrojtësit 33-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe nuk është më në planet e stafit teknik të klubit por ai do të vazhdojë karrierën në kampionatin kinez.
Janë disa klube që kanë shfaqur interes dhe madje mund t’i ofrojnë një pagë të kënaqshme për dy sezone mbrojtësit brazilian.
Fraksion.com