‘Më shihte të zhveshur në dush’, aktorja akuza fituesit të Oskar
Aktorja e famshme Yael Stone ka akuzuar fituesin e Oskarit, Geoffrey Rush, për sjellje të pahijshme seksuale.
Stonte tha për New York Times se Rush kërceu nudo para saj dhe e përgjonte ndërsa bënte dush, gjatë viteve 2010-2011 kur dy yjet luajtën në filmin “The Diary of a Madman”.
“Kishte vendosur një pasqyrë të vogël, lart në ndarjen midis dusheve që e përdorte për të parë trupin tim të zhveshur,”-tha aktorja.
33-vjeçarja gjithashtu akuzoi aktorin se i dërgoi mesazhe eksplicite.
Rush është i njohur për filmin ‘Shine’, për të cilin fitoi një Oskar dhe “The King’s Speech”.
Ai u shpreh se akuzat janë të pasakta dhe disa raste janë nxjerrë tërësisht jashtë kontekstit.
“Në mënyrë të qartë Yael është mërzitur me faktin se unë jam shumë entuziast në punën time. Sinqerisht i kërkoj falje nëse i kam shkaktuar ndonjë shqetësim. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im,”-tha 67-vjeçari.