AktualitetOp-EdTë fundit

Ledi Shamku: Aty ma lidh gamorin!

Nga Ledi Shamku

“Aty ma lidh gamorin” dhe opozita në hall për shkencën…

Krejt të pabesueshëm, përvecse krejt të parashikueshëm e të paditur! Keni urth për shkencën, o opozitarë?! Vërtet?! E ka fajin ligji ë?! Kqyre kqyre! Domethënë ligji e ka fajin që në vendin tonë, timin dhe tuajin, titujt shkencorë janë bërë t’ia hedhësh qenit e të sheh shtrembër ë?

Po mirë, a t’ju ndërmend veç një fakt? Kur dhe kush e shpalli vendimin se po të mbrosh masterin të shtohet rroga me 100 mijë lekë dhe po të mbrosh doktoraturën me 200 mijë e më?! Ishte dhe para jush kjo shtesë rroge, por ishte vetëm (siç edhe ka sens) për personelin e Institucioneve Shkencore dhe Profesoratin Universitar. Dhe kështu është në gjithë botën. Këndej nga jam unë, doktoraturës i futen vetëm ata që duan të bëjnë karrierë akademike. Dhe doktoratura mbetet vlerë e njëmendtë shkencore! Juve ç’bëtë kur ishit të pushtetshëm dhe marshalla me oreks? I vutë doktoraturës një çmim, një të ardhur prej 200 mijë lekë në muaj, të cilat “doktori” i merr paçka se ka doktoruar bie fjala për Pulari dhe punon në Zyrën e Gjendjes Civile (apo hajt, ju shihnit pula edhe te civilët thuaj!).
I dhatë asaj një çmim dhe i vodhët një vlerë! E varrosët doktoraturën shqiptare dhe me të krejt kërkimin shkencor! E bëtë treg, morët vesh? TREG për dreqin privat dhe të birin publik! ”Hajt edhe nji se u mush!” – ja sistemi shkencor që “sistemuat” për të “sistemuar” sistematikët tuaj!

Nuk e dij kur do ta marrë veten, po injoranca juaj mban era kotec, sa herë i hapni “lesën” e ju dalin belbëzime për Dijen!

 

Fraksion.com