Studentët edhe sot protestë; Ja mesazhi për Bashën dhe Kryemadhin
Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen sot sërish në protestë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.
Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që Rama ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.
Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin por kanë dhe një mesazh për Bashën e Kryemadhin. “Mos guxoni të afroheni në protestë
Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.