AktualitetPolitikëTë fundit

Propozimi i Metës për KLSH, Braçe: Tusha nuk ka eksperiencë!

Pas dekretit për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet edhe propozimi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta për Vitore Tushën në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është shprehur se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.

“Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në auditimet financiare.Vitore Tusha është e angazhuar ne organet e reja të drejtësisë”, është shprehur ai.

Komisioni i Ekonomisë gjatë mbledhjes së sotme i ka propozuar parlamentit, rrëzimin e kandidaturës.

Kujtojmë se për këtë pozicion ishin 34 emra në garë, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike, por Meta arriti në konkluzionin se Tusha plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore, si kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend, ndërsa aktualisht ky post drejtohet nga Bujar Leskaj. Mandati i këtij të fundit mbaron në dhjetor të 2018-ës.

 

Fraksioni.com