AktualitetPolitikëTë fundit

Zbulohen detaje të dy seancave parlamentare

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste janë zbuluar  detaje se këtë javë do të ketë dy seanca parlamentare.

Të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu në Kuvëend pas protestës së studentëve.

Por mësohet se të premten do të zhvillohet një seancë për Vetting-un në politikë. Burime nga grupi bëjnë me dije se të enjten do të rrëzohet dekreti i Presidentit për buxhetin.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të nismave ligjore.

“Duhet koordinim me ministrat, kemi marrëveshje e llogaridhënie,” është shprehur ai.

Në grup është ritheksuar qëndrimi për dialog me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Fraksion.com