AktualitetBota+Të fundit

Trafikantët fshehin drogën me portretin e Ronaldos

Jemi mësuar që portretin e Cristiano Ronaldos. Por askujt nuk ia priste mendja se do gjendej edhe në pakot me drogë.

Policia e Marseille gjeti pako me kanabis të ‘zbukuruara’ me fytyrën e futbollistit.

Në foto shihen pakot e drogës të mbuluara me portretin e Ronaldos, i cili shihet i veshur me fanellën e Juventus.

Mediat franceze raportojnë se policia gjeti 517 gram kanabis dhe 50 gram kokainë. Tregtari i drogës është vënë në pranga dhe do dalë në gjyq në fund të janarit.