AktualitetPolitikëTë fundit

Rama i ka poshtë dritares; I fton studentët sërish në dialog përmes instagramit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në instagram për protestën e sotme të studentëve.

Rama duke i ftuar sërish  në dialog studentët thotë se protestën e ka gjymtuar si mos më keq  “Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit’, por ai thotë gjithashtu se  “jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU?”

“Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU?? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”

 

Fraksion.com