Protesta,Balla: 8 pikat nuk e zgjidhin situatën e Arsimit të Lartë
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla në një dalje për media është shprehur se 8 kërkesat e studentëve nuk e zgjidhin situatën e arsimit të lartë.
Ashtu si kreu i qeverisë, Edi Rama, edhe Balla i mëshoi nevojës së dialogut me studentët, për të thelluar reformat në arsimin e lartë.
“Qendrimi ynë është shumë i qartë, nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne e konsiderojmë këtë një moment të rëndësishëm për të thelluar një reformë të shumëanshme të arsimit në tërësi.
Ne nuk e konsiderojmë mbylljen e protestës, që u paraqitën 8 pikat dhe hajde të ikim të hamë gjelin e detit në shtëpi. Është e njëjta praktikë e njëjta lojë, që këto çështje nuk u zgjodhën. Ne nuk bëhemi pjesë e këtij skenari të tallemi me kërkesat e studentët. Ajo që është e rëndësishëm është dialog me studentët, për të tejkaluar 8 pikat, se 8 pikat nuk e zgjedhin situatën të arsimit të lartë”, u shpreh Balla.
Fraksion.com