Protesta, Tymuese mes turmës, studentët: Jo dhunë, kush i hedh të ikë
Në një kohë kur para Kryeministrisë qëndrojnë mijëra studentë dhe qytetarë që i mbështesin, është parë prezenca e tymueseve. BalkanWeb raporton se 3 persona të maskuar me shall kanë hedhur mes turmës në drejtim të Kryeministrisë tymuese.
Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë.
“Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu”-tha studenti.
Ndërkohë një tjetër shtoi: “Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë”.