Ora 10:10 -Policia rrethon kryeministrinë

Protesta e studentëve ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.  Pranë ambienteve të kryeministrisë është vënë re një prezencë e madhe e forcave të policisë. Masat e policisë vijnë pas paralajmërimit se protesta do të jetë mbarëkombëtare dhe studentët i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që ti bashkohen kauzës së tyre. Ndërkohë policia është në gatishmëri, për të përballuar çdo situatë.

Ora 10:06  Studentet bllokojne rrugët

Studentët kanë bllokuar disa rrugë kryesore në Tiranë, rrugën e Elbasnit dhe rrugën tek Spitalet. Ndërkohë grypi i studentëve nga fakulteti i Shkencave Sociale kan♪7 mbërritur para kryeministrisë

Ora 09:49  Marshimi i studentëve drejt kryeministrisë: S’ka gëzime e s’ka festa, ky fundit ka veç protesta 

Studentët marshojnë dhe me megafon thërrasin

“S’ka negociata plotësoni kërkesat se janë shumë të qarta

S’ka gëzime s’kemi festa

Ky fundit ka veç protesta

Do marshojmë do protestojmë

Gjersa ligjin ta rrëzojmë”

Ora 09: 40 Shirit tek Politekniku per te ndaluar hyrjen

Studentët e Politeknikut kanë vendosur një shirit në hyrje të fakultetit për të mos lejuar studentet e tjerë të futen në mësim. Ndekrohe tek Fakulteti i Ekonomikut është mbyllur dera  që të mos lejohen studentët të hyjnë.

Ora 09:34 Nis marshimi 

Nis marshimi i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës por dhe të Ekonomikut.

Ora 08:40 Studentët e Shkencave Sociale mbledhje me dyer të mbyllura brenda auditoreve me njeri-tjetrin. Ata kanë përcaktuar disa pika për planin e sotëm

Sipas planit të bërë publik nga vetë studentët ata edhe sot kanë bojkotuar mësimin. Fillimisht studentët e Shkencave Sociale po zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura ku të pranishëm ka edhe pedagogë. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë planifikuar edhe bllokim të rrugës.

1-Takim me dekanët ora 16:00
2-Grumbullim studentësh para fakultetit ora 08:30
3-Nëse dëgjohen thirrje PARTIAKE dhe përfaqësues POLITIKË, do marrim studentët në dorë dhe do t’i zhvendosin nga turma.
4-FEUT distancohen nga partitë politike.

Ora 08:00 -200 studentë nga Korça nisen drejt Tiranës

Nga Korça janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t’i bashkangjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë. Gazetarja e Ora News, Ledjona Dervishi raporton se studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me 4 autobusa. Kauza e studentëve është jo politike, prandaj në protestë janë thirrur të gjithë shqiptarët, pa dallime. Edhe një ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve të LRI, që t’i bashkohen protestës së sotme.

Njoftimi i studentëve për planin e protestës

 “Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare”,  shkruhet në njoftimin për protestën e sotme.

 

8 14