AktualitetKosovaTë fundit

Kurti: Qeveria po rehaton njerëz në grupe negociatore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar materialin e Qeverisë Haradinaj, që, sipas tij, nga ky material i drejtohet butësisht Serbisë.

Kurti në një konferencë për media, të thirrur në selinë e LVV-së, tha se ky dokument mund të mendohet se është shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Para tri ditëve në selinë qendrore na ka ardhur një material 30 faqe nga kryeministri i Kosovës si marrëveshje gjithëpërfshirëse siç e parasheh ai, midis Kosovës dhe Serbisë. Materialin e propozim-marrëveshjes së tij me Serbinë, kryeministri Haradinaj na e solli në gjuhën angleze, qartazi nuk e kishte me neve. Në këtë material 30 faqesh, qartazi flitet për parime por qasja nuk është parimore. Është qasje e jo barazisë. Nëse nuk do ta kisha ditur se kush e ka shkruar do të kisha mëndu që këtë material e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti e vlerësoi të paarsyeshme themelimin e grupit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, ku u zgjodhën Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Sipas tij, nga ky dialog nuk ka kurrfarë zgjidhje përveç ripërtëritje të ‘gabimeve të vjetra’.
“Si mund të bëhet që të shtunën të votohet një grup negociator dhe i cili thuhet se duhet të përpilojë platformën për dialog me Serbinë, kur qeveria tashmë nga e ka sjellë marrëveshjen përfundimtare. Një ditë para është marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë nga i njëjti kryeministër. Pra, së pari marrëveshja përfundimtare mandej grupi negociator. Ndërsa, materiali 41 faqesh i raportit qeveritar për 33 marrëveshjet e deritanishme me Serbinë, fare nuk është trajtuar në Kuvend, dhe që gjashtë muaj nuk hynë në agjendën parlamentare”, tha kryetari i LVV-së.

Ai tutje deklaroi se “ashtu siç rehatojnë njerëz në Ministri, duan të rehatojnë edhe nëpër këto grupe negociatore me Serbinë”./Express

Fraksion.com