AktualitetBota+Të fundit

Tu-160: bombarduesi bërthamor rus shqetëson Uashingtonin

Rusia ka zhvendosur në Venezuelë dy bombardues, të cilët mund të përdoren edhe për të lëshuar bombë atomike. Tupolev rusë për armikun e shpallut të Amerikës, Nicolas Maduro? Kjo ka nxitur kritika nga Uashingtoni.

    
Selfie me një bombardues bërthamor për qejf? Shumë gazetarë të mediave shtetërore ruse erdhën të hënën me kënaqësi të madhe, të shihnin si dy tupolevë Tu 160 nga Rusia, me emrin e koduar të Natos-S, Blackjack, u ulën në aeroportin Maiquetia në Karakas. Gati 10 mijë kilometra patën bërë avionët nga baza e tyre në Saratov për të mbërritur këtu. Aeroplanë luftarakë norvegjez i patën shoqëruar pjesë pjesë gjatë rrugës. Pilotët rusë i quajnë bombarduesit me siluetë të hollë “mjellmat e bardha”, por ngarkesat e tyre janë vdekjeprurëse. Tu-160 nuk mund të fluturojë në distanca të gjata pa u furnizuar me karburant, ai po ashtu mund të pajisen me disa raketa dhe bomba nukleare.

Fajësime dhe keqdashje

Entuziazmi i dukshëm i reporterëve rusë për ardhjen e bombarduesve nuk përmendet nga qeveria amerikane. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo, nuk njihet të jetë diplomatik. Megjithatë edhe për vetë stilin e tij, reaksioni i ministrit të Jashtëm për fluturimin e bombarduesve rusë në një manovër ushtarake ruso- venezuelase ishte i qartë dhe i ashpër. Rusia dërgoi në fluturim rreth gjysmës së botës dy aeroplanët e saj, shkruan Pompeo në twitter. “Popujt rus dhe venezuelian duhet ta shohin këtë ashtu siç është: dy qeveri të korruptuara hedhin poshtë paratë publike, i bëjnë presion lirisë në një kohë që popujt e tyre vuajnë.”

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskow nuk donte ta linte pa e kundërshtuar këtë ditën e martë. Megjithëse për një përgjigje të tillë përgjegjëse është ministria e Jashtme ruse, fjalët e Pompeos janë “shumë jodiplomatike” dhe “krejt të papërshtatshme”, tha Peskow. “Dhe mendimi që ne hedhim para poshtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit më tej: “ky koment duhet bërë për vendin e tij, gjysma e buxhetit për mbrojtjen e të cilit mund të shuante urinë e gjithë Afrikës.”

Venezuela | Russische TU 160 in Caracas (Getty Images/AFP/F. Parra)Tu 160 rus në Karakas

Kjo nuk është kriza kubane

Betejë me fjalë midis Moskës dhe Uashingtonit, aq miqësore sa në Luftën e Ftohtë. Për studiuesin danez Hans Kristensen dy superfuqitë janë “sërish zyrtarisht kundërshtarë ushtarakë”. Nuk ekziston pothuajse fare komunikim i besueshëm midis SHBA dhe Rusisë, thotë Kristensen, drejtor i projektit për informimin nuklear të Federatës së shkencëtarëve amerikanë në Uashington. “Të dy palët rrahin gjoksin me forcë, duke dashur të sinjalizojnë futjen e frikës tjetrit,” thotë Kristensen në bisedë me Deutsche Welle. “Ka shumë hapa të vegjël që po shkojnë drejt një lufte të ftohtë, të vogël. Kjo është një tendencë për tu shqetësuar.”

Përveç kësaj duhet përmendur momenti kohor në të cilin Moska nisi avionët. “Më 2008 gjatë luftës në Gjeorgji, pati operacionet të ngjashme me bombardues,” thotë Kristensen. “Dhe aktualisht po bëhen spekullime për shtimin e trupave në kufirin ukrainas, mbas tensioneve në Detin Azov.” Kristensen paralajmëron po ashtu për rreziqet e krijimit të panikut. Nuk është hera e parë që avionët rusë marrin pjesë në stërvjtje të tilla. “Në këtë pjesë të botës nuk ekziston ndonjë rrezik. Ne jemi shumë larg një krize kubane”.

SHBA kujdeset për oborrin e vet

Kush mendon se beteja e fjalëve midis Moskës dhe Uashingtonit ka marrë fund, i ka bërë hesapet pa Robert Manning. Edhe zëdhënësi i ministrisë amerikane të Mbrojtjes, kritikoi ashpër Moskën, duke vlerësuar njëkohësisht lart angazhimin e Uashingtonit në rajon: “Fokusi ynë në rajonin e Amerikës Jugore është i një lloji tjetër. Rusia dërgon atje bombardues, ne dërgojmë anije me spital në bord”.

Anija “USNS Comfort” është që prej muajit tetor në lundrim në bregun amerikano jugor, për t’u kujdesur atje për venezuelasit e arratisur. “Ne ofrojmë ndihmë humanitare, Rusia ofron bombardues,” tha Manning. Sipas të dhënave amerikane, anija që ka ankoruar aktualisht në bregun e Hondurasit, ka ofruar kontroll shëndetësor për 20 mijë persona dhe ka kryer 600 operacione. Për zëdhënësin e ministrisë amerikane të Mbrojtjes një sinjal i qartë se SHBA “në këtë moment nevoje ndodhet në krah të popullit venezuelas”. Vendi vuan prej vitesh nga inflacioni dhe uria dhe gati 2,5 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi që prej vitit 2014. Me parrulla socialiste dhe politikë autokratike, presidenti Nicolás Maduro e ka futur në izolim vendin më të pasur me naftë në botë.

Russland Düsenjäger Tu-160 (picture-alliance/dpa/Russian Look)Tu 160

Venezuela sheh Rusinë si vend mik dhe partner strategjik

Dhe çfarë thotë Caracas për miqësinë ushtarake me Moskën? Edhe reaksionet nga qeveria venezueliane nuk vonuan të vinin. “Venezuela dhe Rusia janë nxitës paqeje, jo lufte”, tha ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino, “kërkush në botë” nuk duhet të shqetësohet për avionët bombardues në Karakas. Ajo që pasoi ishte një kunj në drejtim të Uashingtonit: “Ne përgatitemi të mbrojmë edhe centrimetrin e fundit në Venezuelë. Dhe këtë do e bëjmë me miqtë tanë, sepse ne kemi miq në botë.”

Miqësia me Rusinë u vu edhe një herë në dukje pak ditë më parë gjatë vizitës së presidentit venezuelas, Nicolás Maduro tek Vladimir Putini në Moskë. Vetë shefi i Kremlinit pati kërcënuar me dhënien e përgjigjes, nëse SHBA largohet siç ka deklaruar nga Pakti INF i raketave me rreze të mesme veprimi. Në Rusi janë rritur zëra që kërkojnë stacionimin e raketave në Amerikën Latine, dhe Venezuela është përmendur si një bazë e tillë e mundshme. Pra përsëritje e krizës së Kubës? Zëdhënësi i Putinit, u distancua nga kjo ide. Edhe për Venezuelën kjo gjë nuk shtrohet në pyetje, një bazë e huaj në vend, pra një bazë ruse ndalohet nga kushtetuta./DW

 

Fraksion.com