AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ironizon Kryemadhin: Kur Doktoresha ia kalon Artistit

 

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Me anë të një video gjatë një konference të së enjtes së Kryemadhit  fliste për amendimet në ligjin për arsimin e lartë, lidhur me protestën e studentëve.

“Ai momenti kur Doktoresha ia kalon Artistit në aritmetikë, se në gramatikë s’ka konkurrent”, shkruan Rama.

Në video shfaqet momenti i artikulimit me vështirësi të shifrave nga Kryemadhi, e cila thotë se shpenzimet buxhetore në arsimin universitar nga 7 miliardë, duhet të kthehen në 14 miliardë lekë.

Ironia e Ramës vjen pak pasi kryetarja e LSI, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Durrës, bëri thirrje që të gjithë t’iu bashkohen të hënën protestës së studentëve.

Fraksion.com