AktualitetTë fundit

Protesta, studentët kërkojnë dorëheqjen e dekanit, Dhori Kule

 

Protesta, studentët kërkojnë dorëheqjen e dekanit, Dhori Kule.  Ai eshte dekan i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Kule nuk shkoi në takimin e kërkuar nga studentët e Ekonomikut.

Takimi me Kulen u kërkua nga studentët e Ekonomikut për 8 pikat. Studentët shkuan të gjithë në takim, por Kule u kërkoi përfaqësinë.

“Ishim të gjithë. Salla ishte ploë, nuk na erdhi asnjë njeri. Për sa kohë nuk kemi një vendim me shumicë do vijojmë të qëndrojmë këtu.

Studentët e ekonomikut janë për bojkot total. Ne thirrëm dekanin për t’i kërkuar një qëndrim zyrtar, z. Dhori Kule le të thotë nëse është me ne apo jo.

Ne i kërkuam që të ndjeki shembullin qe kanë ndjekur dhe dekanët e tjerë. Ky duhet të dal dhe të komunikojë me ne. Ne s’na ka thirrur njeri në takim. Thirrje të hapur për studentët nuk ka patur”, janë shprehur studentët.

Më tej ata e konsideruan situatën kaotike, ndërsa shprehen se në këtë gjendje, “Fakulteti digjet, Dhori krihet”

 

Fraksion.com